Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Gazetari rrëfen prapaskenën: Gattuso-Napoli, divorci për shkak të Rrahmanit…

Napoli i Luciano Spallettit tashmë ka harruar pothuajse plotësisht zhgënjimin e mos kualifikimit në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar. Epoka e Gattuso duket shumë e largët, trajneri i ri (ish i Interit) tashmë ka ringjallur dhe rikuperuar një seri lojtarësh që praktikisht kishin rënë në harresë.

Një nga këta është padyshim Amir Rrahmani, mbrojtësi kosovar i cili mbërriti në verën e vitit 2020 nga Verona, por pothuajse asnjëherë i përdorur nga Ringhio përveç në disa raste sporadike dhe kryesisht i hedhur në fushë në rrëmujë.

Një menaxhim që nuk i pëlqeu Aurelio De Laurentiis, presidenti italian, në fakt, bëri thirrje për një përdorim më të synuar dhe të vazhdueshëm.

Antonio Corbo, gazetar i Repubblica, ka rrefyer madje edhe nje prapaskene:

“Sikur ai t’i kishte besuar Rrahmanit… Gattuso e la jashtë në favor të Maksimovic pas gabimit në humbjen e tmerrshme ndaj Veronës në mes të kampionatit. Një vendim që shkaktoi një ftohtje midis trajnerit tani të papunë dhe presidentit që kërkoi hapësirë ​​për Rrahmani. Thuajse nje faze Rrahmani nuk e pa fushen dhe De Laurentiis, qe kishte shpenzuar jo pak per kartonin e tij, kerkoi llogarine…”, theksoi ai.

Related posts

TOTTENHAM “FALI” FITOREN/ Mourinho nervozohet me gazetarin pas ndeshjes

Delo.autor

E akuzoi si njeri me dy fytyra, reagon presidenti: Benzema është sulmues…

Sadik.Autor

MANCHESTER UNITED-ASTANA/ Solskjaer me shumë ndryshime në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment