Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Goditje me kosto zero në Serinë A, një lajm i mirë dhe një i keq për Juventus

Një lajm i mirë dhe një i keq për Juventus, që duket se ka nuhatur një goditje me kosto zero për sezonin e ardhshëm.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Chelsea-t, Antonio Rudiger, i cili nuk po rinovon kontratën që skadon sezonin e ardhshëm. Lojtari kërkon 7 milionë sterlina në sezon.

Lajmi i keq për Juventus-in është se për mbrojtësin interesohet edhe Bayern Munich, sipas Telegraph.

28-vjeçari do të ketë mundësi të arrijë një marrëveshje me një skuadër të re në janar nëse nuk do të rinovojë me kampionët e Europës.

Juventus kërkon të përfitojë nga situata për t’i dhuruar Allegri-t një mbrojtës cilësor, por duhet mposhtur konkurrenca e Bayern, që kërkon ta kthejë në atdhe qendërmbrojtësin gjerman.

Related posts

Panuçi tregon për takimin me Zhegrovën: I pagova faturën në restorant!

Sadik.Autor

E KRYER/ Transferim surprizë i Bejlit, lojtari që e mbylli me Realin do të jetë shok skuadre me…

F.autor

U DËMTUA NDAJ SFIDËS SË ATALANTËS/ Lojtari i Interit operohet me sukses në menisk. Ja faza e rikuperimit

Delo.autor

Leave a Comment