Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Rinovimi i Kessie e bllokuar, tre skuadra të mëdha interesohen për mesfushorin e Milan-it

Milan dhe Franck Kessie nuk po arrijnë të gjenë një marrëveshje për rinovimin e kontratës së mesfushorit.

Oferta e fundit e kuqezinjve ka qenë një kontratë 5-vjeçare me 5 milionë euro në sezonin e parë dhe 6.5 milionë euro në vitin e katërt dhe të pestë të marrëveshjes.

Një ofertë kjo që nuk është konsideruar e mjaftueshme menaxheri i mesfushorit, i cili kërkon 6.5/7 milionë euro menjëherë në sezon.

Negociatat janë bllokuar dhe, sipas Tuttosport, tre klube të mëdha kanë kontaktuar menaxherin e Kessie për të marrë informacione në rast se do të largohet me kosto zero në fund të sezonit: Liverpool, Tottenham dhe Paris Saint-Germain.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Shkëndija nuk ka fat në short, ja kundërshtari për turin e dytë…

Delo.autor

E BUJSHME/ Pochettinio shfaqet papritur kandidat për të marrë drejtimin e Barcelonës

Delo.autor

FORMULA 1/ Leclerc dominon në provat e lira, synon në “shtëpinë” e Ferrarit…

Delo.autor

Leave a Comment