Futboll Sport

E PABESUESHME/ Faulli për Kuqezinjtë” tërbon Manajn, gjyqtari i mohoi penallti pa parë VAR-in (VIDEO)

Rei Manaj ka lënë fushën e lojës në pjesën e dytë të ndeshjes shumë i inatosur në momentin kur trajneri Edi Reja e ktheu në pankinë. Ai doli duke u ankuar kundër gjyqtarit kryesor dhe shkoi duke turfulluar në pankinë. Kishte një arsye të mirë pse ta bënte një gjë të tillë pasi në mënyrë të pashpjegueshme i ishte mohuar një penallti e pastër.

Në minutën e 65-të të ndeshjes, pas një pasimi në zonë, Glik në rrëshqitje e sipër godet në mënyrë të dukshme këmbën e sulmuesit shqiptar. Gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë mes protestave të kuqezinjve, me sulmuesin që kërkonte penallti.

Gjyqtari italian Mariani nuk ngurroi t’i tregonte atij kartonin e verdhë, ndërsa nuk pranoi kërkesat e futbollistëve të Shqipërisë që të shihte pamjet me VAR, duke vendosur përkundrazi që të vazhdohej loja.

Një situatë e pakuptimtë që nervozoi Manajn i cili shtoi protestat dhe u ndëshkua me të verdhë. Në këtë mënyrë, sulmuesi do të humbasë edhe ndeshjen e radhës ndaj Hungarisë pasi plotësoi numrin e kartonëve të verdhë.

Related posts

Juventusi shpallet kampion i Italisë në Seria A

Sadik.Autor

E LARGON VALVERDE/ Dyshja e Premier Leagues në garë për yllin e Barcelonës

Isa.Autor

BEFASON RONALDO/ Ja formacioni me lojtarët që shkëlqyen këtë javë në CHAMPIONS (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment