Futboll La Liga Sport

FITOI GJITHÇKA ME BARCELONËN E GUARDIOLËS/ Reali përfshin të birin e Gudjohnsen në listën e Champions

Real Madrid ka zyrtarizuar listën e futbollistëve që ka regjistruar për fazën në grupe të Ligës së Kampioneve, duke vendosur 25 emrat që do të merrnin pjesë në atë A dhe 15 që regjistrohen zakonisht në atë B, kryesisht me lojtarë të akademisë.

Një nga emrat që u ra të gjithëve në sy në këtë listë B, ishte ai i Andri Gudjonsen. Futbollisti 19-vjeçar vjen nga skuadra e të rinjve që ka në drejtim legjendën Raul dhe shihet si një lojtar premtues. Një zgjedhje e veçantë duke llogaritur se babai i tij ishte një protagonist me Barcelonën dhe arriti të fitonte edhe Ligën e Kampioneve me këtë klub

Andri është djali i legjendës së futbollit islandez, Eidur Gudjohnsen, i cili pasi bëri emër te Çelsi, iu bashkua katalanasve në edicionet 2006-2009, duke fituar gjithçka nën drejtimin e Pep Guardiolës, në atë që u cilësua një nga skuadrat më të mita të të gjitha kohëve.

Related posts

LIVE/ Manchester City-Tottenham, Min Son kalon në avantazh mysafirët

Delo.autor

Pacult shtrydh lojtarët e Kukësit, të premten verilindorët lënë Shqipërinë

Sadik.Autor

SKANDALI ME 5 KLUBET SHQIPTARE/ Ja kush nuk bën dot merkato pa shlyer detyrimet prej dënimeve nga FIFA

Delo.autor

Leave a Comment