Futboll Kategoria Superiore Sport

FLAMURTARI NUK NDALET NË MERKATO/ Klubi pranë akordit me 27-vjeçarin Çelhaka. Largohen 3 lojtarë vlonjat

Flamurtari nuk ka të ndalur në merkato. Sinan Idrizi duket se po ndërton një ekip për t’i ngjitur kuqezinjtë ku e kanë vendin. Alked Çelhaka është futbollisti i radhës për të cilin interesohen vlonjatët.

“Panorama Sport” mëson se drejtuesit e klubit kanë pasur bisedime me Çelhakën dhe duket se kanë gjetur në parim gjuhën e mirëkuptimit. Burimet bëjnë me dije për gazetën se 27-vjeçari nga Kavaja ka qenë dje në pasdite në Vlorë, ku ka zhvilluar një tjetër takim me drejtuesit e Flamurtarit. Gjasat janë që akordi të jetë i afërt dhe të gjendet gjuha e përbashkët.

Mendohet që palët janë duke arritur akordin dhe Çelhaka me shumë mundësi do të vishet kuqezi. Mesfushori është një lojtar me shumë eksperiencë dhe më parë ka qenë pjesë e Besës, Laçit, por edhe Tiranës, ndërsa nëse do të vishet kuqezi, do t’i bënte shumë punë skuadrës. Ndoshta këtë javë mund të kemi edhe arritjen e akordit me kavajasin. Merkatoja vazhdon të jetë e hapur për Flamurtarin që ka hedhur tashmë sytë nga tregu vendës, por edhe ai i huaj, kryesisht nga Brazili.

LARGIMET – Tre vlonjatë largohen nga Flamurtari. Kenviol Kreshpa, Denis Aliaj dhe Barjon Aliaj nuk do të jenë më pjesë e kuqezinjve. Futbollistët kanë qenë pjesë e klubit qysh në moshë të vogël, pasi janë prodhim i akademisë vlonjate. Kreshpa dhe dy vëllezërit Aliaj kanë vendosur që ta zgjidhin me konsensus marrëveshjen, duke marrë edhe miratimin e drejtuesve. Tre lojtarët kanë qenë pjesë e Flamurtarit edhe kur ekipi ishte në Superiore, por edhe vitin e kaluar në Kategorinë e Parë.

Ndërkaq, nga grupi që mbylli sezonin në Vlorë kanë qëndruar në ekip edhe në Kategorinë e Dytë, Andi Ribaj, Mateo Qarri, Gersi Diamanti, Vangjel Gjipali, Reinaldo Mukoj dhe Geraldo Ballaj. Ndërkaq, Flamurtari ka afruar në këtë merkato edhe Ditmar Bicajn, Lejdi Liçajn, Behar Ramadanin, Denis Pjeshkën dhe Indio Olivierën.

PORTA – Flamurtari nuk ka ndryshime në portë. Shpëtim Moçka është rikonfirmuar tashmë dhe ka dalë në stërvitje qysh në ditët e para të nisjes së përgatitjeve. Ndërkaq, si portier i dytë do të vijojë i riu vlonjat Saugli Alimuçaj.

Related posts

BURG 5 VJET PËR SHQIPTARIN/ Plagosi djalin e futbollistit te njohur italian (FOTO)

Delo.autor

INTERIT NUK I LEJOHEN GABIMET/ BORUSSIA Dortmund e “GJYMTUAR” në Champions (FOTO)

Delo.autor

“Nuk është lehtë të përshtatesh në…”, Ish-lojtari i Barcelonës i dërgon letër Coutinhos

Delo.autor

Leave a Comment