Futboll Sport

FOTOLAJM/ Koreografi speciale në sfidën ndaj Greqisë, shikoni spektaklin e tifozëve të Kosovës

Dardanët kanë zbuluar një koreografi speciale në takimin e Kosovës ndaj Greqisë në kuadër të kualifikimeve për në Kupën e Botës, që po zhvillohet në “Fadil Vokrri”.

Teksa lojtarët ishin duke dalë nga dhomat e zhveshjes, tifozeria kosovare, shpalosi një koreografi mjaft të bukur.

Në të, ishin të shfaqura Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, xhudistet që bënë krenarë gjithë Kosovën dhe shqiptarët.

Të trija xhudistet kanë fituar medalje olimpike, teksa Gjakova e Krasniqi këtë verë i fituan medalje të arta në Lojërat Olimpike që u mbajtën në Tokio.

Related posts

PROBLEMI ME VIZAT/ REAGON KUKËSI: Duam që ndeshja të shtyhet, ky gjest dëmton futbollin

Isa.Autor

MENDON PËR TË ARDHMEN/ Dinamo zgjedh trajnerin e ri, nis përgatitja për skuadrën që do luajë në Superiore

Delo.autor

“EPOKA E ARTË” E DERBEVE/ Skënder Gega mes të pamposhturve

F.autor

Leave a Comment