Champions League Futboll Seria A Sport

INTER-REAL MADRID/ Sulmuesi Dzeko: Pres me padurim të përballem me “Los Blancos”, jemi gati

I intervistuar nga Amazon Prime Video në prag të sfidës së mbrëmjes së sotme kundër Real Madrid, sulmuesi i Inter-it, Edin Dzeko, ka folur kështu për Simone Inzaghi-n dhe Romelu Lukaku-t:

“Trajneri Inzaghi ka bërë gjëra të mëdha te Lazio dhe shpresoj që tani të vazhdojmë t’i bëjmë bashkë në Milano, pas titullit të fituar me meritë sezonin e kaluar”, ka thënë sulmuesi boshnjak.

Në lidhje me Lukaku-n: “Ai i ka dhënë shumë Inter-it në dy vitet e fundit, ka fituar titullin dhe ka bërë shumë mirë. Megjithatë, unë nuk ndiej asnjë presion, mendoj vetëm për të ndihmuar Inter-in. Pres me padurim të luaj në Champions kundër Real Madrid. Do të ndeshemi menjëherë me më të mirët, jemi gati dhe presim me padurim”.

Në lidhje me Lautaro Martinez: “Dzeko-Aguero si Dzeko-Lautaro? Lojtarët e fortë mund të luajnë gjithmonë bashkë. Lautaro është një lojtar i madh dhe shpresojmë të bëjmë gjëra të mëdha bashkë për Inter-in”.

Related posts

MILAN ME SYTË NGA E ARDHMJA/ Drejtuesit e “Kuqezinjve” duan “Kakanë e Gjermanisë”… (FOTO)

Delo.autor

Fitoi Superkupën e Shqipërisë, Dinamo uron trajnerin DALIC të ngre Kupën e Botës

Isa.Autor

KAPITULLIMI NË “BERNABEU”/ Luis Suarez feston si një holandez i vërtetë, ja mesazhi

Delo.autor

Leave a Comment