Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

JO VETËM FUTBOLL/ Tifogrupi i Kombëtares shqiptare ndërmerr nismën sensibilizuese (FOTO)

Tifogrupi zyrtar i Kombëtares shqiptare ‘Tifozët Kuq e Zi’ njihen për praninë e tyre të përhershme në shkallët e stadiumit duke bërë tifo sa herë luan Shqipëria.

Së fundmi, ‘TKZ’-ja ka dalë pak nga spektri i futbollit duke ndërmarrë një nismë shumë të veçantë për të sensibilizuar qytetarët.

Tifozët kanë udhëtuar drejt lumit Vjosë duke e pastruar nga mbeturinat në një aksion ndërgjegjësues për turistët apo dhe vetë banorët përreth.

Me anë të një postimi në faqen e tyre në ‘Instagram’, tifogrupi ka shpërndarë dhe një foto me banderolë ku shkruhej ‘Stop mbeturinat në Vjosë’.

Related posts

NBA/ Ja 10 lojtarët më të paguar të sezonit të ri, LeBron jashtë podiumit

Delo.autor

KËRCËNIMI I KOMENTATORIT/ Rrëfehet Kosta Grillo: Ja e vërteta e denoncimit tim në polici

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Real Madrid bën gati çekun e përbindshëm, ja sa paguan për Mbape

Delo.autor

Leave a Comment