Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“LEGJEONARËT”/ Muçi futet nga stoli dhuron spektakël, shtylla i mohon super golin talentit (VIDEO)

Ernest Muçi ishte i pafat në përballjen e mbrëmjes së djeshme ndaj Slaskut. Devijimi i portierit dhe më pas shtylla e majtë pingule, i mohuan një supergol talentit 20-vjeçar.

Vetëm pak minuta i mjaftuan Muçit për të rrëmbyer skenën me Legian e Varshavës. Sulmuesi u hodh në fushë në minutën e 73-të, ndërkohë që në fundin e takimin, mund të shpëtonte skuadrën nga humbja 1-0, por fati nuk ishte me Legian dhe futbollistin shqiptar.

Pasi shmang bukur lojtarin që kishte përpara, Ernest Muçi nxjerr topin në pozicion për të goditur me të majtën e tij. Topi fillimisht prek në tokë, devijohet lehtë nga portieri dhe përfundon në shtyllë. Këto lloj gjuajtjesh janë kthyer në një specialitet të preferuar për 20-vjeçarin, i cili ka realizuar dy gola kryevepër në këtë mënyrë me Legian.

Related posts

DEKLARATA PAS FITORES NDAJ CARDIFF/ Klopp: Djemtë u treguan të jashtëzakonshëm, mënyra si…

Delo.autor

BOMBASTIKE/ Mbrojtësi i Milanit ka finalizuar akordin me Juventusin

Delo.autor

BILANC TRAGJIK/ Publikohet VIDEO e frikshme e helikopterit të pronarit të Leicester, lojtarët shpërthejnë në…

Isa.Autor

Leave a Comment