Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Young Boys-Manchester United. Rezultati 2-1

Ka nisur me një humbje 2-1 në fushën e Young Boys aventura e Manchester United në Champions League.

Djajtë e Kuq kanë kaluar në avantazh në minutën e 13-të me të zakonshmin Cristiano Ronaldo dhe e kanë patur ndeshjen nën kontroll deri në minutën e 35-të, kur Wan-Bissaka është ndëshkuar me karton të kuq për lojë të rrezikshme.

Vendasit kanë arritur të përfitojnë nga superioriteti numerik në minutën e 66-të, duke barazuar me Moumi Ngamaleu. Befasia ka ardhur në minutën e 95-të, me Sibatcheu që ka realizuar golin e fitores pë zviceranët. Gol që ka ardhur edhe nga një gafë e Lingard, i aktivizuar në minutën e 72-të në vend të Cristiano Ronaldo-s.

 

LIVE/ Young Boys – Manchester United  2-1

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 90+5/ Young Boys kalon në avantazh me golin e shënuar nga Jordan Siebatcheu.

MINUTA 66/ Young boys barazon shifrat me golin e shënuar nga Nicolas Moumi Ngamaleu.

Nis pjesa e dytë

****

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 14/ Manchester United kalon në avantazh me golin e shënuar nga Cristiano Ronaldo.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

Asambleja e Vllaznisë dështon, nuk plotësohej numri i anëtarëve në sallë

Sadik.Autor

U duk sikur ishte “VIKTIMË”/ Shikoni se si Mc GREGOR GODET kushëririn e Khabib (VIDEO)

Isa.Autor

Tepër SEKSI dhe BOMBASTIKE/ Izabel Goulart çmend rrjetin me shfaqje “HOT”

Isa.Autor

Leave a Comment