Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Juventus-Milan. Rezultati 1-1

Juventusi dhe Milani përballen sot në një duel vendimtar që mund të përcaktojë fatin e sezonit që tani për bardhezinjtë. Ata janë 9 pikë larg kreut dhe nëse marrin një goditje tjetër, për skuadrën e Alegrit do të bëhej thuajse e pamundur të kishte pretendime për vendin e parë që tani qoftë edhe nga goditja psikologjike.

Trajneri i Juventusit ka bërë vetëm një ndryshim në krahasim me ekipin që fitoi në Champion sndaj Malmoe, duke vendosur Kielinin në vend të De Ligt. Vazhdon të mbetet jashtë Kieza, me dyshen e sulmit titullare Dibala-Morata.

Ndërsa Stefano Pioli ka dy risi në formacion, me njërën të detyruar për shkak të dëmtimit të Kalabria. Tomori është vendosur në të djathtë të mbrojtjes, me Romanjolin në qendër. Menja ia del nga minuta e parë, ndërsa Tonali është titullar në qendër përkrah Kesi.

 

LIVE/ Juventus – Milan 1-1

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 76/ Milan barazon shifrat me golin e shënuar nga Ante Rebic.

Nis pjesa e dytë

****

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 4/ Juventus kalon në avantazh me golin e shënuar nga Alvaro Morata.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

“DJAJTË E KUQ” REKORDMENË/ Liverpool kampionia e tetë që feston titullin përpara TV

Delo.autor

KAOSI ME KRIJIMIN E “SUPERLIGËS”/ Reagon kryeministri i Anglisë: Godet në zemër…

F.autor

LAMTUMIRË REAL/ Ançelotti largohet drejt Brazilit, ja kush mund ta zëvendësojë

F.autor

Leave a Comment