Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Milan-Lazio në “San Siro”. Rezultati 2-0

Dueli i sotëm mes Milanit dhe Laços vë përballë njëra-tjetrës dy skuadra të cilat kanë qëllim të shkojnë sa më larg në këtë edicion e të jenë pretendente për titullin kampion. Dy skuadrat kanë dhënë sinjale interesante që  në start dhe duan të përfitojnë nga ndalesa e papritur e rivalëve si Juventus, apo edhe Inter, për t’u shkëputur që tani.

Te Milani bie në sy prania e Kesit në mesfushën e kuqezinjve, ku ai është padyshim një nga shtyllat kryesore. Ndërkaq, në sulm do të jetë Rebiç, me Ibrahimoviç i cili është kthyer, por vetëm në pankinë në startin e ndeshjes.

Nga ana tjetër, Lacio respekton parashikimet me Imobile në vijën e parë, i mbështetur nga Felipe Anderson dhe Pedro. Në radhët e ekipit lacial është titullar Hysaj, ndërsa Strakosha e Muriqi janë në pankinë.

 

LIVE/ Milan – Lazio  2-0

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 57/ Milan dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Zlatan Ibrahimovic.

Nis pjesa e dytë

****

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 45/ Milan kalon në avantazh me golin e shënuar nga Rafael Leao.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

PAS TRAGJEDISË NË NJË KLUB NATE/ Balotelli ka një mesazh për të rinjtë italian… (VIDEO)

Isa.Autor

E NXORËN JASHTË KLUBIT TË NATËS/ Shefi i sigurisë sqaron incidentin që ndodhi me talentin Haaland (VIDEO)

Delo.autor

INTER U-19/ Një shqiptar bën “bomberin”, 18-vjeçari gjen rrugën e rrjetës ndaj Juventusit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment