Futboll Premier League Sport

LIVERPOOL-MILAN/ Kapiteni Henderson: Një natë europiane në “Anfield” me tifozët, zbulova se…

Kapiteni i Liverpool, Jordan Henderson foli për ndeshjen e sotme kundër Milanit në kanalet zyrtare të Liverpoolit.

“Një natë evropiane në Anfield me tifozët. Uau. Mezi prisnim t’i kishim këto net me publikun, dhe fakti që Milan është para nesh do ta bëjë lojën edhe më të veçantë.

Henderson vazhdon: “Unë e zbulova vetem nje ditë me pare se kjo do të ishte hera e parë që të dy klubet do të takoheshin jashte finaleve të Ligës së Kampionëve dhe kjo me të vërtetë më befasoi”

“Unë e di që kanë kaluar disa vjet që kur Milan ishte në Ligën e Kampionëve dhe ata po bëjnë një udhëtim të ngjashëm me atë që ne bëmë shumë kohë më parë, por unë besoj me vendosmëri se klubet më të mëdha me reputacionin më të madh kanë një lloj kujtese institucionale që i bën ata të pajisur për këto gara kur arrijnë të kualifikohen”.

“Unë mendoj se kur u hodh shorti për herë të parë, disa njerëz shikuan grupin tonë dhe menduan: e vështirë. Unë e di që ata kanë te drejte por është e vështirë në një mënyrë të mirë. Së bashku me Porton, Milanin dhe Atletico Madridin, ne jemi katër skuadra kryesore dhe do të luajmë ndeshje të vështira në çdo përballje në këtë grup”.

Related posts

NDODH EDHE KJO/ Salah gjen hajdutin që i vodhi shtëpinë dhe bën veprimin e pabesueshëm

Delo.autor

E FUNDIT/ SHERR në rrugët e Tiranës, tifozët e Partizanit SULMOJNË ata bardheblu (VIDEO)

Isa.Autor

DIEGO COSTA NË TELASHE/ Merret nën hetim nga drejtësia spanjolle

F.autor

Leave a Comment