Futboll Premier League Sport

“MARTOHET” ME MANCHESTER CITY-N/ Portieri Ederson: Nuk gjej askund tjetër më mirë se këtu

Portieri i Manchester City, Ederson, ka nënshkruar një kontratë të re, që do ta mbajë atë në stadiumin “Etihad” deri në vitin 2026. Braziliani u bashkua me klubin anglez nga Benfica në verën e vitit 2017 dhe shpejt zuri vendin e titullarit në formacionin e Pep Guardiolës. Po kështu, ai u bë një nga portierët më të qëndrueshëm në Premier League.

“Mbrojtësi ekstrem” ka luajtur një rol kyç në periudhën më të suksesshme në historinë e klubit dhe tani shpërblehet për kontributin e dhënë me një marrëveshje të re afatgjatë. Ederson shprehu kënaqësinë e tij për rinovimin, duke folur për faqen zyrtare të Manchester City: “Ky ishte një vendim i lehtë për mua. Nuk ka asnjë klub tjetër ku do të doja të isha.

Të jesh pjesë e një prej skuadrave më të mira në futbollin botëror dhe të garosh për trofe vit pas viti është ajo që dëshiron çdo futbollist, dhe kjo është mundësia që të jepet te Manchester City. Ne kemi një trajner të jashtëzakonshëm.

Puna me të ka qenë një nga përvojat më të mëdha të karrierës sime. Me siguri, jam lojtar më i mirë prej tij. Ne kemi arritur kaq shumë në katër vitet e fundit, jam i bindur se mund të vazhdojmë t’i sjellim më shumë suksese klubit në sezonet e ardhshme”.

Drejtori i klubit, Txiki Begiristain shtoi: “Ederson është një nga portierët më të mirë në botë. Ai është përshtatur në mënyrë të përkryer me filozofinë tonë këtu te Manchester City. Aftësia e të luajturit me topin në këmbë e bën atë themelor për stilin tonë të futbollit.

Që kur nënshkruam me të, Ederson i ka shtuar një dimension të ri lojës sonë, ka revolucionarizuar portierët në Premier League. Paraqitjet e tij gjatë katër viteve të fundit nuk kanë asgjë më pak se të jashtëzakonshme. Nuk ka dyshim se ai do të vazhdojë të jetë një lojtar kyç për ne. Jemi të kënaqur që ia ka kushtuar të ardhmen këtij klubi”.

Ederson ka grumbulluar 195 ndeshje me Manchester Cityn deri më tani, duke e mbajtur 97 herë të pastër portën e tij. Një arritje mbresëlënëse, në të gjitha garat. 28-vjeçari ka pësuar vetëm 145 gola gjatë kohës së tij në “Etihad”, e ka ndihmuar klubin të fitojë 10 trofe, përfshirë tre tituj të Premier League.

Related posts

Aaron Ramsey shënon gol për Arsenalit ndaj CSKA Moscow

Sadik.Autor

IRONIA E RUSISË/ Pasi u pezullua nga UEFA dhe FIFA, kërkon organizimin e Evropianit 2028

F.autor

‘Bomba’ vjen nga Italia, Donnarumma ka kërkuar largimin, ja klubi i ri?

Q.Autor

Leave a Comment