Futboll Premier League Sport

MBI INTERESIMIN E MANCHESTER UNITED PËR PHILIPS/ Trajneri Bielsa: Nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë

Trajneri i Leeds, Marcelo Bielsa, nuk arrin ta imagjinojë një transferim të Kalvin Phillips te rivalët e Manchester United.

Shtypi anglez ka folur për një interesim të Djajve të Kuq për 25-vjeçarin. Bielsa është i përgatitur për një largim të lojtarit, por ka përjashtuar mundësinë që ai të transferohet tek United.

“Është një pyetje për Kalvin. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”, ka thënë trajneri argjentinas në lidhje me interesimin e United për Phillips.

“Edhe nëse do të largohet, nuk besoj se do t’i shkaktonte zhgënjim vendit ku ka lindur. Nuk do t’ia bënte një gjë të tillë tifozëve të Leeds”.

Related posts

MPOSHT DUELIN ME “DJAJTË E KUQ”/ Perez gati 90 milion euro për mesfushorin e Premier League…

Delo.autor

Nga portier i Serie A në kriminel, një karrierë e pabesueshme

Sadik.Autor

E PAFALSHME/ Danimarka i shënon Kosovës në minutën e 91′

F.autor

Leave a Comment