Futboll Sport

MERKATO E ÇMENDUR/ Nga Mesi te Kristiano Ronaldo sa kampionë lëvizën

Kush do të vinte bast se 11 “Topa të Artë”, dy lojtarët më të mirë të dekadës së fundit, do të transferoheshin brenda të njëjtës merkato, do të konsiderohej i çmendur. E të mendosh që kjo do të ndodhte në vitin e parë pas tërmetit financiar që shkaktoi pandemia, e bënte akoma më pak të imagjinueshme.

Por, vera e vitit 2021 ishte gjithë surpriza. Lionel Mesi nuk është më një futbollist i Barcelonës. Kristiano Ronaldo u rikthye te Mançester Junajtidi. Anglia vendosi rekordin e transferimit më të shtrenjtë në historinë e saj (Siti pagoi 100 milionë paund për transferimin e Xhek Grilishit nga Aston Vila).

“Qytetarët”, që humbën golashënuesin e tyre kryesor pas skadencës së kontratës, Serxho Agueron, ishin pranë edhe një tjetër goditjeje historike, transferimit të Herri Kejnit, por në fund u dorëzuan përballë kokëfortësisë së Totenhemit. Mbretëresha e kësaj merkatoje mund të shpallet PSG-ja: bëri të pamundurën të mundur.

Transferoi Lionel Mesin nga Barcelona me kosto zero, ndërsa i bashkoi grupit të Poçetinos edhe yje të tjerë me parametër zero si Serxho Ramos, Donaruma apo Vajnaldum. Ndërsa nga Interi transferoi edhe Hakimin për një vlerë mbi 60 milionë euro. Kampionët e Italisë humbën edhe një tjetër yll, si Romelu Lukaku (115 milionë euro), i cili u rikthye te Çelsi, ndërsa Milani pa portierin Donaruma të largohej për asnjë qindarkë drejt Parisit.

Transferimet logo

Por ylli që do t’i mungojë Serisë A është Kristiano Ronaldo, i afruar për vetëm 15 milionë euro nga Mançester Junajtid (+8 milionë bonuset). E sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, Reali mund ta kishte bërë edhe më të çmendur këtë merkato, nëse PSG-ja do të ishte dorëzuar përballë ofertës 200 milionë euro për Mbapenë. Por Perez siguroi Alabën me parametër zero nga Bajerni.

Related posts

Pas lamtumirës me Realin, zbulohet destinacioni i ri për Ronaldon

Sadik.Autor

Llogaritë e Kupës së Botës 2018, Peruja ka më shumë shanse se Anglia të…

Sadik.Autor

BARAZIM NË “PAQE”/ Barcelona gabon pa Messin, Eibar e ndal në “Camp Nou”

Delo.autor

Leave a Comment