Futboll Kategoria Superiore Sport

NGA BEKAJ TEK FILIPOVIC/ Njihuni me formacionin më të shtrenjtë në Superiore, ja kush vlen më shumë…

4.4 milionë euro kushton formacioni më i shtrenjtë i Superiores. Ata që kryesojnë janë debutues në kampionat. Le te shohim se cilët lojtarë bëjnë pjesë në këtë 11-she.

Portieri që ka vlerën më të lartë sot në kampionatin tonë është Visar Bekaj, gardiani luan për skuadrën e Tiranës dhe është njëkohësisht edhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës. Te katërshja e mbrojtjes zënë vend Gurishta dhe Adili nga Vllaznia, Belica nga Partizani dhe në të majtë Ismajlgeci i Tiranës.

Në mesfushë krahu i djathtë mbulohet nga Lorenco Vila i Teutës, vazhdojmë me Enur Totren, pjesë e Tiranës dhe i afruar në merkaton e verës nga Shkëndija e Tetovës. Sherif Kallaku i cili është huazuar nga Lok.Zagrebit zë gjithashtu vend në formacionin më të shtrenjtë.

Në krahun e majtë është afrimi i ri i Kukësit, Vitor Feijao. Braziliani ka një vlerë kartoni të lartë pasi është aktivizuar në ligën e dytë në Brazil. Sa i përket sulmit, ajo përbëhet nga kroati Filipoviç i Partizanit dhe maqedonasi Giorgev i Teutës.

Të dy sulmuesit luajnë vitin e tyre të parë në Superiore dhe bashkë më Kallakun kanë vlerën më të lartë nga futbollistët që luajnë në Shqipëri. Sipas Transfermarket kartonët e të tre lojtarëve vlerësohen nga 500 mijë euro.

Related posts

ZYRTARE/ Roberto Mancini largohet nga Arabia Saudite

F.autor

Live/ Çfarë po ndodh në ndeshjen Teuta-Lushnja, luhatje të mëdha koeficentësh

Q.Autor

U MBYLL JAVA E 13 NË SUPERIORE/ Nuk ka arrati në kryesim, nis të shfaqet grupi që do luftojë për titullin

Delo.autor

Leave a Comment