Futboll Premier League Sport

PO SHKËLQEN NË PREMIER/ “Rrufeja” Broja mahnit tifozët e Southampton, tani të gjithë e duan titullar (VIDEO)

Armando Broja vazhdon të cilësohet një lojtar zëvendësues nga trajneri Ralf Hasenhutl te Sauthempton. Por sa herë që hyn në fushë në kampionatin anglez, sulmuesi shqiptar bëhet protagonist me veprimet e tij duke mahnitur tifozët e këtij klubi të cilët kanë shtuar kërkesat në rrjetet sociale që ta shohin nga minuta e parë.

Sauthempton u mund sot me shifrat 1-0 në shtëpi nga Ullvërhempton dhe Broja luajti vetëm në 25 minutat e fundit të sfidës. Megjithatë, një veprim i tij në minutën e 76-të të duelit pushtoi shpejt rrjetet sociale.

Në fakt ishte një goditje dënimi për ekipin kundërshtar, ku Broja pasi topi u largua nga zona, doli me shpejtësi të jashtëzakonshme para duke i hequr sferën nga këmbët mbrojtësit kundërshtar dhe po të mos ishte për daljen nga zona të portierit të Ullvërhempton, mund të shkonte i vetëm drejt portës.

Aksioni i rrufeshëm i Brojës i ka çuditur të gjithë tifozët me videon që është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale, duke e vlerësuar si shembull të cilësive që ka sulmuesi, por edhe urisë për të bërë sa më mirë me këtë skuadër që lufton për mbijetesën në futbollin anglez, arsye të mjaftueshme sipas tyre, që ai të fillonte të luante si titullar.

Related posts

NUK RINOVOI KONTRATËN/ Titullari kuqezi do të lërë Milanin në fund të sezonit për skuadrën tjetër të Serisë A

F.autor

RUSI 2018/ Skandali, manuali i Federatës Argjentinase tregon si të joshësh femrat ruse

Sadik.Autor

JUVENTUS PA RONALDON/ Shikoni çfarë super goli realizon Dybala (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment