Futboll Sport

PRAPASKENAT/ Nga paga tek strategjia e Raiolës, ja pse portieri Donnarumma nuk u transferua tek Juventus…

Transferimi i Xhanluixhi Donarumës tek PSG-ja ishte një nga transferimet e bujshme të kësaj merkatoje. Duke parë rendimentin e mirë dhe paraqitjet me Milanin dhe Italinë që e dërgoi në triumfin në Kampionatin Europian u duk sikur Donaruma do të ishte titullar i padiskutueshëm tek parizienët, por nuk është kështu, një paraqitje në 6 ndeshje të zhvilluara me PSG-në.

Donaruma më parë ishte pranë transferimit tek Juventusi, por diçka duket sikur nuk shkoi sipas planeve të agjentit të pushtetshëm.

Prapaskenat – Raiola, i cili nuk i kishte dhënë një përgjigje Milanit në respekt me kontratën 5-vjeçare për 8 milionë euro në sezon, kishte arritur marrëveshjen me ish-drejtorin e Juventusit, Fabio Paratiçi për të sjellë Donarumën në Torino me kosto zero dhe me një pagë prej 10 milionë eurosh dhe me një komision të kushtueshëm. Por kur erdhi trajner Alegri, gjithçka mori një tjetër rrjedhë.

Trajneri livornez filloi të synonte fort tek Shezni dhe më pas klubi nuk i rinovoi kontratën Fabio Paratiçit. Raiola, si një “strateg” i aftë, gjithmonë ka një kartë rezervë për të luajtur për të fituar “ndeshjen”. Kjo e fundit quhet PSG, e cila ka vetëm drejtimin përfundimtar për të shkuar dhe arrin menjëherë në vijën e finishit, falë Juventusit që u largua nga skena.

Related posts

BARCELONA SYNON PËRFOCIME NË VERË/ Ja super formacioni me blerjet e reja, Messi zhvendoset drejt…

Delo.autor

DHUNA NË TAKIMIN TIRANA-KUKËSI/ Policia nxjerr emrat: “Kush janë 12 tifozat e ndaluar…”

Isa.Autor

U “KURORËZUA” BARCELONA NË KAMPIONAT/ Ja formacioni më i mirë i La Liga, asnjë lojtar nga “Los Blancos” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment