Futboll Seria A Sport

REZULTATE NEGATIVE/ Portieri Szczesny nuk po bind, Juventus mendon për “Gardianin” e Premier…

Juventusi nuk e ka nisur mirë këtë edicion pasi ka marrë vetëm një pikë në tri ndeshkjet e para në Serie A.

Njëri nga lojtatët me formën më të luhatshme ka qenë portieri Wojciech Szczesny.

Polaku ka bërë disa gabime që kanë revultuar të gjithë në klub, nga trajneri Massimiliano Allegri te drejtuesit.

Duke parë dyshimet që kanë për polakun, Juve po mendon të përforcohet në portë në afatin kalimtar të janarit.

Portieri spanjoll i Manchester United, David De Gea është në listën e dëshirave të Juventusit.

De Gea ka kontratë me Djajtë e Kuq edhe dy vite, por edhe vet spanjolli është i interesuar për të ndryshuar mjedis.

Sipas mediave në Itali, Juventus është gati të ofrojë rreth 20 milionë euro në janar për transferimin e spanjollit.

Gjithsesi në listën e Zonjës së Vjetër mbetet edhe Andre Onana i Ajaxit të cilit i skadon kontrata në verën e vitit 2022. /Telegrafi/

Related posts

E BUJSHME/ E kërcënoi se do ta lërë jashtë Champions-it, UEFA merr vendimin për Juventus

Delo.autor

Derbi i Londrës i takon Tottenhamit! (REZULTATI)

Q.Autor

INTERVISTA/ “Ylli” i Kombëtares i “shpraz” të gjitha: Nga problemet me pasaportën e Kosovës e deri te kufjet në vesh/ Njihuni me ta pathënat e Eros GREZDËS

Sadik.Autor

Leave a Comment