Futboll La Liga Sport

RIKTHEHET NË SPANJË/ Sulmuesi Falcao bashkohet me futbollistin e Kombëtares shqiptare tek…

Radamel Falkao rikthehet në Spanjë, ku firmosi për dy vjet me skuadrën e Rajo Vajekanos, ku aktivizohet edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu.

Kolumbiani u transferua me parametër zero tek ekipi i drejtuar nga Andoni Iraola, pasi arriti të mbyllte me konsesus kontratën që e lidhte me turqit e Gallatasarait, ku u transferua në vitin 2019.

35-vjeçari, gjatë dy sezoneve në Superligën Turke u aktivizua 43 herë dhe realizoi 20 gola. Falkao, i cili ka një karrierë të pasur, pasi më parë është aktivizuar për klube të mëdha si Atletiko Madrid, Çelsit, Mançester Junajtid, Çelsi etj, është afrimi që ekipi i Vajekanos priste për të përforcuar repartin e sulmit.

Related posts

MESSI PRANË MANCHESTER CITYT/ Veprimi i Agueros i shpjegon të gjitha… (FOTO)

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Mourinho projekton Romën me 3 shqiptarë, drejtuesit gati t’i plotësojnë dëshirën portugezit

Delo.autor

YLLI ARGJENTINAS REFUZON LARGIMIN NGA INTER/ Icardi vështirëson edhe afrimin e Lukakut, ja shkaku befasues

Delo.autor

Leave a Comment