Futboll Premier League Sport

RIKTHIMI I CR7 NË “OLD TRAFFORD”/ Forlan “vë bast”: Ronaldo do ta kthejë në majë Manchester United

Sot është dita. Cristiano Ronaldo do të debutojë sërish me Manchester United, një klub që e la më 2009 për të shkuar te Real Madrid. Do të jetë ora 16:00, kundër Newcastle në “Old Trafford”, starti i ndeshjes së pritet ta shohë yllin portugez në fushë, në eksperiencën e dytë aty.

Ole Gunnar Solskjaer, trajneri i “Djajve të Kuq” konfirmoi dje se Cristiano do të luajë disa minuta, por nuk zbuloi nëse do të fillojë si titullar apo nga stoli. CR7 do të fillojë kështu fazën e tij të dytë në “Old Trafford”, pasi la Juventusin në ditët e fundit të merkatos.

36-vjeçari ka disa ditë që stërvitet me shokët e rinj të skuadrës. “Ai ka pasur një javë të mirë me ne dhe me siguri do të jetë në fushë në një moment, – tha Solskjaer në konferencë për shtyp. – Ne dimë gjithçka që ka arritur në karrierën e tij, por vjen këtu për të fituar më shumë. Ronaldo ka jetuar gjithmonë me disiplinën më të madhe të mundshme. Edhe kur mbërriti këtu, mbaj mend se sa mirë ishte i përgatitur. Ai vjen 45 minuta para stërvitjes”.

MARCA kontaktoi dje një tjetër ish-shok të skuadrës së CR7. Është uruguajani Diego Forlán, tani trajneri i Atenas në vendin e tij. Ish-sulmuesi në fjalë luajti te Manchester United nga viti 2002 deri më 2004 dhe përkoi me CR7, në atë kohë mjaft i ri. Nga Montevideo, Forlán (10 gola në 63 ndeshje me Manchester United) tha mendimin e tij:

“Unë mendoj se zgjodhi shumë mirë. Manchester United është shtëpia e tij, ku me të vërtetë e filloi karrierën në elitë dhe fitoi gjithçka. Mendoj se Cristiano ka bërë një zgjedhje të madhe. Në ‘Old Trafford’ me siguri do ta trajtojnë për atë që është: si një idhull. Unë jam shumë i lumtur për nënshkrimin dhe shpresoj se me kthimin e tij, Manchester United do të kthehet në elitë, ku ishte më parë”.

Related posts

DERBI I KRYEQYTETIT/ “Tirona Fanatics” zbulon detajet e fundit: Bashkohuni kortezhit për… (VIDEO)

Delo.autor

Tifozët kroat “tërbojnë” serbët, iu djegin flamurin dhe thërrasin: Kosova, Kosova… (VIDEO)

Sadik.Autor

KARRICA NË FORMË TË SHKËLQYER/ Sulmuesi shqiptar i shënon gol Bayern Munich (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment