Futboll Ligue 1 Sport

RRËFEN MBI DY “JASHTËTOKËSORËT”/ Di Maria: Ronaldo ka pirë birrë në shtëpinë time, Messin e thërras…

“Cristiano Ronaldo? Ai është një fenomen. Ajo që bën në fushë është e qartë, por jashtë fushës është edhe më shumë. Në ditëlindjen time të parë te Real Madridi kishin ardhur disa miq. Nga ekipi kisha ftuar Marcelo dhe Pepe, i cili gjithmonë dilte me Cristianon, ndaj e ftova dhe atë. Mendova se ai nuk po vinte, por më dërgoi një mesazh dhe më tha se do të vinte.

Ai u ul jashtë me miqtë e mi duke pirë birra. Krejt i qetë si njeri, mbeta shumë i befasuar. Në fushë gjithmonë fitonte, duke menduar se ishte e gjitha meritë e tij, por jashtë fushës është një lloj tjetër personi”. Angel Di Maria, anësori argjentinas i PSG dhe ish-shoku i skuadrës së kampionit portugez te “Los Blancos” zbulon një anekdotë të bukur për mikrofonat e “TyC Sport”.

Di Maria për Messi
“Është krenari të kesh luajtur me kaq shumë kampionë, por më ka munguar qershia mbi tortë: të luaja me Messin në një klub. Kam pasur disa shanse të shkoj te Barça… Për mua ai është “Nano”, i kam thënë gjithmonë “Fideo”, si “Xhuxhi”. Ka qenë kështu për një kohë të gjatë dhe do të qëndrojë ashtu. Atij i pëlqen të trajtohet si çdo njeri tjetër dhe unë veproj kështu. Nëse e trajtoni atë për çfarë është, sidomos një i huaj, e fut atë në siklete që nuk i pëlqejnë. Vjen nga një botë tjetër, është realitet, por në fund për mua është Leo, “Xhuxhi”.

Di Maria dhe rinovimi me PSG
“Në një moment kisha planifikuar të kthehesha në Argjentinë. Kontrata ime me PSG -në po përfundonte dhe nuk kisha diskutuar asgjë, por shpërthimi i Covid-19 dhe ideja për të mos qenë në gjendje të kthehesha tek njerëzit e mi më turbulloi. Fillova duke folur me klubin dhe më ofruan rinovimin. Qëndrova, sepse ende ndihem plotësisht i aftë. Dhe nuk e bëra për Leo, sepse ai erdhi më vonë…”

Related posts

“JEMI PËRGATITUR NGA JUVENTUS PËR NJË REZULTAT POZITIV”/ Trajneri i Portos lëshon një batutë: Nuk më pëlqen të krahasohem me…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ I karantinuar në shtëpi, Ronaldo merr rreze dielli (FOTO)

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Shqipëria pa busull, Lituania realizon një fitore historike në Tiranë

Delo.autor

Leave a Comment