Futboll Sport

SËRF, GOLF, MUSKUJ BARKU DHE…”/ Është 48-vjeç, kështu e ruan formën e shkëlqyer legjenda Figo

“Abs” (muskuj barku) të skalitur dhe fizik të admirueshëm, gjithmonë në top-formë. Fotografia e fundit e postuar në Instagram nga ish-futbollisti Luis Figo i mahniti totalisht fansat. Kapelë blu, në plazh dhe me trupin e një… statuje. Portugezi, i cili veshi fanellat e Barcelonës (1995-2000), Real Madridit (2000-2005) dhe Interit (2005-2009) do të mbush 49 vjeç më 4 nëntor.

Po cilat janë sekretet e kësaj forme të shëlqyer fizike? Aktiviteti fizik është baza e mirëqenies. Dhe ai, si sportist, e di mirë. Luis Figo nuk e ndërpreu stërvitjen pasi la futbollin. Në palestër? Po, por kjo nuk është e gjitha. Në rrjetet sociale, portugezi ndan të gjitha pasionet e tij me fansat. Veç futbollit nuk mungon sërfi, golfi etj.

Si sillet ai në tryezë (ushqehet)? E stërvit shumë veten edhe në të pirë e të ngrënë, preferon ato që i pëlqejnë më shumë. Natyrisht, shijon darka edhe me miqtë, si me ish-bashkëlojtarin Francesco Toldo (në foto). Ai tha për GQ: “E vetmja gjë që nuk ha është ushqimi i skuqur. Mundohem të ha sa më shëndetshëm: shumë peshk, mish të pjekur në skarë, perime dhe fruta. Unë gjithmonë kam thënë se do të shpik një pilulë që do të na lejojë të mos kemi më nevojë të stërvitemi ose të bëjmë sakrifica. Hahaha, do të ishte shpikja më e mirë në botë…”

Fizik i patëmetë, por edhe pamja nuk është më pak. Luis Figo ka qenë gjithmonë një ikonë e elegancës, me një stil të caktuar dhe me flokët e tij gjithmonë të sistemuar dhe pa thinja. Një virtyt natyral, pa shumë trajtime. Pa harruar mjekrën, e cila ka qenë “shoqëruesja” e tij gjatë gjithë karrierës. Sa herë që i duhej të dilte në fushë, në fakt, ai shmangte rruajtjen. “Nuk më pëlqente ta bëja këtë gjë ditën e ndeshjes. Është e çuditshme, e di, por mendoja se duke e prerë atë, po prisja edhe forcën time. Mendova se rruajtja para një ndeshjeje do të sillte rezultat të keq”.

Ai është i martuar që nga viti 2001 me modelen suedeze Helen Svedin, me të cilën ka tri vajza: Daniela (1999), Martina (2002) dhe Stella (2004). Të dy u takuan më 1996 në Barcelonë, gjatë një shfaqjeje të Joaquin Cortes. Kafshët janë gjithashtu në zemrat e tyre. Kuajt, por edhe qentë, gjithmonë të pranishëm në fotot që postojnë në rrjetet e tyre sociale.

Related posts

PASI MORI DREJTIMIN E TOTTENHAM/ Conte nis nga puna, vë në shënjestër sulmuesin e Serisë A…

Delo.autor

TRONDITËSE/ U godit nga kundërshtari në kokë, ndërron jetë sportisti 19-vjeçar (VIDEO)

Delo.autor

I KËRCËNUAR NGA RIKTHIMI I IBRAHIMOVIC/ Ja kush kërkon të “rrëmbejë” Piatek në merkaton e dimrit

Delo.autor

Leave a Comment