Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ ATALANTAS/ Inzaghi: Ata nuk të lënë mundësinë të kapesh askund, po përpiqemi të…

Fitorja me Fiorentinën në mesjavë ka karikuar Interit e cila kërkon me çdo kusht të mbrojë titullin kampionat të fituar vitin e kaluar me Antonio Konten. Nesër zikaltrit kanë një test të vështirë kundër Atalantës e cila do të shikohet dhe si prova e parë e vërtetë e skuadrës së Inzagit këtë sezon. Trajneri i zikaltërve, në konferencën për shtyp prag ndeshjes u ndal në disa pika kyçe duke filluar që nga fitorja me Fiorentinën, tek kundërshtarët e nesërm dhe formacioni që pritet të hedhë në fushë.

Kundërshtari: “Atalanta është një ekip i shkëlqyer. Ata nuk të lënë mundësinë të kapesh askund dhe nuk pranojnë asgjë. Dhe ne do të duhet të bëjmë të njëjtën gjë. Uria për pikë bën diferencën në ndeshje si kjo’’.

Fitorja me Fiorentinën: “Të martën ishte e rëndësishme të fitonim pavarësisht pjesës së parë jo të mirë. Ne mbetëm të kthjellët dhe reaguam mirë. Ishte një ndeshje e vështirë, por nesër do të jetë akoma më e vështirë’’.

Formacioni: ‘’Do të shoh se cilat do të jenë kushtet e përgjithshme të ekipit dhe pastaj do të vendos me qetësi për formacionin. Jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit, mundohem t’i përfshij të gjithë. Unë kam lojtarë të shkëlqyer që janë gjithmonë gati. Kam nevojë për të gjithë dhe të gjithë po japin sinjale të shkëlqyera”.

Plani: ‘’Ne po përpiqemi të kemi shumë zgjidhje në sulm. Kam gjetur një ekip të stërvitur shkëlqyeshëm me disponueshmëri të madhe. Përveç kësaj ne përpiqemi të japim ide për ta bërë ekipin dhe mekanizmat e tij të rriten”.

Champions-i: “Nuk mendojmë për Ligën e Kampionëve, jemi të fokusuar në ndeshjen kundër Atalantës. Duhet të përqendrohemi te sfida e nesërme’’.

Related posts

“U KAM ME…”/ I shkatërruar! Legjenda e KOMBËTARES angleze RREZIKON martesën pas…

F.autor

Humbi bastin me Beckham në Botëror, Ibra e “PAGUAN SHTRENJTE”

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Datë historike për Barcelonën, klubi mëson drejtuesin e ri

Delo.autor

Leave a Comment