Futboll Sport

SFIDA NDAJ KOSOVËS PËR “QATAR 2022″/ Mbrojtësi Mavropanos: E dimë se me kë do të përballemi dhe…

Mbrojtësi i Greqisë, Konstantinos Mavropanos, ka folur në konferencë për media para ndeshjes me Kosovën.

Ai ka thënë se luajnë kundër një skuadre të fortë si Kosova dhe janë përgatitur mirë.

“Nuk kemi ndonjë lojtarë të veçantë të Kosovës me të cilin do të identifikonim ekipin e tyre. Ne e dimë që Kosova është ekip shumë i fortë dhe e dimë se me kë do të ballafaqohemi”.

“E dimë që keni fituar ndaj Gjeorgjisë, por ne jemi përgatitur për këtë ndeshje dhe do të mundohemi të dalim me tri pikë”.

“Do të bëjmë çdo gjë, që të arrijmë fitoren në këtë takim”.

“Nuk është grup i lehtë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, të gjitha ndeshjet janë si finale. Kemi ngjitje dhe rënie të gjitha në grup. E dimë që mund të ketë befasi, e pamë Suedinë dhe Spanjën. Ne do të mundohemi të jemi sa më lartë në kualifikim”.

“Të gjithë lojtarët janë të motivuar dhe janë të angazhuar që të arrijnë kualifikimin”, ka thënë Mavropanos.

Ndeshja mes Kosovës dhe Greqisë zhvillohet të dielën nga ora 20:45. /Telegrafi

Related posts

PENALLTIA MË E ÇUDITSHME QË KENI PARË/ Akordohet 11-metërsh pasi e kapi topin lojtari që ishte pas portave (VIDEO)

Delo.autor

MERR FUND DILEMA/ Juventusi i bën një DHURATË mesfushorit PJANIC

Isa.Autor

E TMERRSHME NGA PORTUGALIA/ Lojtari vdes në fushë, në ankth shokët e skuadrës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment