Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SFIDA NDAJ SAN MARINOS PËR “QATAR 2022″/ Reja: Përballje e vështirë, vlen tri pikë. Duhet të…

Pas dy ndeshjeve mjaft të vështira kundër Polonisë dhe Hungarisë, sfida e nesërme me San Marinon duket “limonatë” për kuqezinjtë. Megjithatë, vend për nënvlerësim të kundërshtarit modest nuk ka në futbollin e sotëm. Këtë gjë apelon edhe trajneri Edy Reja, i cili pranon se do të ketë rotacion në formacion për këtë kualifikuese, e treta në muajin shtator. Në konferencën për shtyp, trajneri veteran italian nënvizoi mes të tjerash:

 “Ka ndodhur shpesh që pas një fitoreje mund t’i marrim gjërat lehtë. Nuk ka vend për eufori, ndaj San Marinos do ta kemi të vështirë. Kundërshtari ka ekip të organizuar, duhet përqendrim maksimal. Duhet t’iu lëmë sa më pak hapësira, sepse janë të rrezikshëm.

Kjo është ndeshja jonë vendimtare, nuk mendoj asgjë tjetër, pavarësisht se Polonia luan ndaj Anglisë. Jemi të fokusuar te sfida jonë. Kemi rivalë të fortë në grup. Hungarinë e patë sa e fortë është fizikisht. Edhe Polonia është e fortë, ka kualitet.

Edhe ne si kombëtare kemi pasur rritje, e kemi treguar në ndeshje. Çelësi është ndryshimi i mentalitetit të Shqipërisë. E kam thënë edhe pas ndeshjes me Hungarinë që sulmuesi është mbrojtësi ynë i parë. Natyrisht, kemi bërë dhe gabime që duhet t’i analizojmë sa më mirë.Kërkoj përqendrimin nesër ndaj San Marinos. Do t’i luajmë shanset tona deri në fund.

Formacioni? Sigurisht që do të ketë risi në ndeshjen ndaj San Marinos, edhe për shkak se Abrashi me Gjasulën nuk do të jenë. Nuk do të ndryshojmë shumë, pasi do të shoh edhe si luan San Marino. Sigurisht, do të rikthehen Hysaj, Bare dhe Manaj, do të na japin një dorë.

Kushdo që luan duhet të japë maksimumin. Ne e pamë që Broja hyri nga stoli dhe shënoi golin e fitores ndaj Hungarisë. Janë 3 ndeshje në 7 ditë dhe jo të gjithë i përballojnë. Ndeshjet janë njësoj me kombëtaren, ndaj pres angazhim maksimal edhe nesër me San Marinon. Për t’i marrë 3 pikët duhet të luajmë një ndeshje të madhe. San Marino është e fortë dhe se nuk do ta kemi të lehtë, pavarësisht se në letër jemi favoritë. Besoj e mbani mend se në ndeshjen e parë me San Marinon na u deshën 70 minuta për të shënuar golin e parë.

Hierarkia e sulmuesve? Unë marr në grumbullim gjithmonë 5 sulmues. Në raste të tilla me 3 ndeshje për 7 ditë janë të domosdoshëm. Le të shohim për Cikalleshin dhe Balajn, nëse nuk kanë probleme fizike, sepse nuk e kam problemin e zgjedhjeve. Ndaj Hungarisë praktikisht kemi luajtur me tre sulmues.

Ama, sulmuesit duhet të sakrifikojnë shumë, si Balaj dhe Uzuni. Mua më pëlqejnë sulmuesit që sakrifikojnë dhe ndihmojnë mbrojtjen, jo ata që qëndrojnë vetëm përpara. Bare apo Bajrami? E kemi provuar edhe sistemin e lojës me Bajramin dhe Baren së bashku në fushë”.

Related posts

E ARDHMJA LARG ITALISË/ Eriksen do të kthehet aty ku nisi karrierën, Interi bën një sakrificë të madhe

Delo.autor

E PABESUESHME/ Kjo goditje spektakolare i dha fitoren Montpellier ndaj Lyon (VIDEO)

Delo.autor

SA SHUMË FYTYRA TË NJËJTA QË NGA VITI 2016/ Reali “konservon” kampionë, Zidane nuk e ndryshon ekipin

Delo.autor

Leave a Comment