Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SHQIPËRI-HUNGARI/ Kthehen tifozët dhe radha për biletat e fundit. Shihni situatën para “Elbasan Arena” (VIDEO)

Kthehen tifozët në ndeshjet e kombëtares dhe kthehen njëkohësisht edhe pamjet që i kishim harruar ato të radhëve të gjata për të hyrë në stadium apo edhe radhëve për biletat në biletarinë e impianteve.

Edhe pse me kapacitet të kufizuar, prania e tifozëve në :Elbasan Arena” ka bërë që në hyrje të krijohen radhë për të hyrë në impiantin që do të presë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Hungarisë.

Tifozët prej disa minutash presin në radhë që të kalojnë kordonët policore të sigurisë para se të shkojnë në tribunat përkatëse.Njëkohësisht, është krijuar edhe një radhë e gjatë e atyre që janë nisur drejt Elbasanit dhe tashmë kërkojnë bileta për të hyrë në impiant, për të ndjekur Shqipërinë për herë të parë në stadium që nga viti 2019.

Related posts

LAÇI BIND NË TESTIN MIQËSOR/ Kurbinasit e Cungut triumfojnë ndaj Apolonisë

Delo.autor

RINGRITJA E PALERMOS/ Klubi italian kërkon me ngulm sulmuesin e Kombëtares

Delo.autor

ATLETIKË/ Vetëm 7 vjeçe dhe arrin një rekord në garën e 5000 metrave

F.autor

Leave a Comment