Futboll La Liga Sport

SITUATË “SHPËRTHYESE” TEK BARCELONA/ Koeman lexon një deklaratë dhe braktis konferencën për shtyp (VIDEO)

Situata te Barça është gati të shpërthejë. Aq sa trajneri i ekipit të parë, Ronald Koeman, nuk zhvilloi një konferencë normale për shtyp para ndeshjes së nesërme kundër Cádiz, por vetëm lexoi një deklaratë. Koeman u shfaq shumë serioz, vuri syzet për të kërkuar besim dhe siguruar se ka besimin e bordit drejtues të klubit, falënderoi tifozët për mbështetjen dhe uli pritshmëritë sportive karshi ekipit që drejton.

Nisma e trajnerit ishte e njëanshme dhe nuk ishte dakordësuar me departamentin e komunikimit të klubit, i cili ishte po aq i befasuar sa mediat e pranishme. Vetëm kapitenët, pak momente para se të lexonte deklaratën, u informuan për këtë nismë të teknikut. Deklarata e holandezit ishte kjo:

“Klubi është me mua si trajner në një situatë rindërtimi të ekipit. Situata sportive është e lidhur me rrethanat financiare dhe anasjelltas. Kjo do të thotë që klubi dhe skuadra duhet të rindërtohen pa qenë në gjendje të bëjnë investime të mëdha, çka kërkon kohë.

Talentët e rinj mund të bëhen yje botërorë brenda disa vitesh. E mira është që të rinjtë do të kenë mundësi si Xavi dhe Iniesta, por kërkohet durim. Mbetja në një pozicion sa më të lartë në La Liga do të ishte gjithashtu një sukses.

Në Ligën e Kampionëve nuk mund të presim mrekulli. Evropa është një shkollë e mirë. Humbja kundër Bayernit duhet të trajtohet në funksion të perspektivës. Procesi në të cilin gjendemi meriton të mbështetet pa kushte, me fjalë dhe vepra. Mbështetni politikën teknike dhe procesin që ne po kryejmë.

Unë e di që shtypi e njeh këtë proces. Nuk është hera e parë në histori që kjo ndodh. Ne besojmë në mbështetjen tuaj në këto kohë të vështira. Ne si skuadër jemi shumë të lumtur me mbështetjen e madhe të tifozëve, si ajo që kishim kundër Granadës.

Forca Barça!”

Related posts

MBI LUFTËN PËR TITULL NË SERIE A/ Ish-sulmuesi Boniek: Spalletti është trajneri i duhur për Napoli-n, klubi favorit…

Delo.autor

NIS PROJEKTI “BARDHEZI”/ Ardhja e Allegri-t ndryshon gjithçka, Juventus ka gati rinovimin për yllin e skuadrës…

Delo.autor

LIVE/ Liga e Kombeve: Spanja pa frena, “manita” kroatëve, Belgjika ruan avnatazhin (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment