Futboll Seria A Sport

U MBYLL DRITARJA E TRANSFERIMEVE/ Juventus ekipi më i shtrenjtë, ja si ndryshon pas merkatos së verës…

Merkato e verës është mbyllur dhe Seria A pa dyshim është varfëruar jo pak, duke parë largimet e disa fenomenëve të futbollit si Kristiano Ronaldo, Romelu Lukaku e Ashraf Hakimi, apo edhe Xhanluixhi Donaruma.

JUVENTUS
Por pikërisht këto largime kanë bërë që edhe vlerat e 20 skuadrave të Serisë A kanë ndryshuar, me Juventusin që ka ditur të rimarrë kreun e renditjes së klubit më të shtrenjtë në gadishullin Apenin, duke parakaluar Interin.

Aktualisht, bardhezinjtë vlerësohen nga rrjeti i profesionalizuar “transfermarkt”, 640.4 milionë euro, ndërsa zikaltrit janë të dytët me 573 milionë.

Podiumin e plotëson Napoli me 518 milionë euro, ndërsa Milani me 467 dhe Roma me 418 milionë mbyllin pesë vendet e para të renditjes.

Ndërkohë, skuadra më pak e shtrenjtë e 20 klubeve elitare italiane është Salernitana me kosto 35 milionë euro, shifër kjo e rritur pas merkatos së verës, falë edhe afrimit të Frenk Riberisë.

Related posts

SFIDA NDAJ REIMS/ PSG publikon listën e lojtarëve, ftohen Messi dhe Mbappe

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Mbyllja e aktiviteteve sportive deri më 3 prill, ja propozimi i FSHF

Delo.autor

MERR KRITIKA NGA SHOKËT E SKUADRËS/ Shikoni çfarë bën lojtari i Rangers pasi shikon kundërshtarin që dëmtohet (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment