Futboll Kategoria Superiore Sport

ZBULOHEN PREMIOT E SEZONIT/ Ja shuma e majme që përfiton Tirana në rast të fitores së titullit…

Që Tirana është një nga skuadrat më të paguara kjo nuk ka dyshim, mjafton të pranojmë se tre sulmuesit së bashku marrin më shumë se 25 mijë euro.

Skuadra ka një buxhet të madh që i kalon 70 mijë eurot në muaj.

Ama si zakonisht, presidenti Refik Halili në ndeshje të caktuara vë premio dhe vetëm vitin e titullit ai shpërndau më shumë se 250 milionë lekë.

Si zakonisht, në kontratat me lojtarët ai parashikon bonuse në rast të fitimit të titullit kampion.

Për shembull, sezonin e shkuar ai u vuri në tavolinë lojtarëve 200 milionë lekë nëse fitonin titullin dhe 100 milionë lekë nëse shkonin në Europë.

TITULLI – Këtë sezon, Tiranës, nëse fiton titullin do t’i kushtojë 200 milionë lekë ekstra. Në të gjithë kontratat është llogaritur një shtesë e tillë.

Pra, çdo lojtar merr një bonus në fund të sezonit sepse e ka të planifikuar në kontratë. Në total bonusi shkon rreth 200 milionë lekë.

Related posts

U DËMTUA NË NDESHJEN CHAMPIONS/ Ja kur pritet të rikthehet në fushë futbollisti i Liverpool…

Delo.autor

ZYRTARE/ Argjentina publikon listën për Kupën e Botës, mungon Icardi

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ LEVANTES/ Koeman e grumbullon në ekip, zbulon planin e rikuperimit të plotë të Ansu Fati

Delo.autor

Leave a Comment