Futboll Sport

ZYRTARE/ Lëvizje surprizë në merkato, sulmuesi shqiptar transferohet te Fenerbahçe

Sulmuesi Mërgim Berisha ka arritur akordin me skuadrën e Fenerbahçes. 23-vjeçari shqiptar ka lënë skuadrën e Salzburgut dhe ka mbërritur në Stamboll për të firmosur kontratën e tij me gjigantët turq në orët e ardhshme.

Berisha ndërmerr një hap të madh në karrierë duke vazhduar aventurën e tij me fanellën e një skuadre të madhe si Fenerbahce, ku lë skuadrën austriake të Salzburgut pas dy vitesh.

Më parë përveç Salzburgut, Berisha ka mbajtur veshur edhe fanellat e Altak, Magdeburg, LASK Linz dhe Liefering.

Gjatë sezonit të kaluar 23-vjeçari shqiptar luajti në kampionat me skuadrën austriake të Salzburgut 28 ndeshje nga ku realizoi 14 gola, ndërsa në këtë sezon u aktivizua në 2 ndeshje ku e tundi rrjetën një here.

Related posts

GATTUSO apo CONTE/ MILANI merr VENDIMIN PËRFUNDITAR që GËZON TIFOZËT

Isa.Autor

Zola kthehet te Chelsea: Për mua kjo është një gjë e mahnitshme

Isa.Autor

E SABOTUAN TË GJITHË/ OZIL falënderon këtë futbollist për mbështetjen

Isa.Autor

Leave a Comment