Futboll La Liga Sport

ZYRTARE/ Sulmuesi Falcao kthehet në La Liga, transferohet tek klubi spanjoll…

Radamel Falcao kthehet në La Liga. Jo te Barcelona, Real Madridi ose Atletico Madridi “i tij”, sepse tani vitet në kartën e identitetit janë 35 dhe sezonet më të mira janë prapa. Sidoqoftë, kolumbiani ka një efekt të mirë në Spanjë, sidomos nëse mendoni se Rayo Vallecano do të jetë destinacioni i ri si futbollist.

Klubi i kryeqytetit, i sapopromovuar në La Liga, pasi fitoi “play off”e “Segunda Division” disa javë më parë, ka njoftuar zyrtarisht ardhjen e sulmuesit. Bëhet fjalë për transferim falas, sepse ditët e fundit, Falcao e kishte përfunduar kontratën e tij me Galatasaray, ku tani konsiderohej një barrë. Pra, e ka zgjedhur ekipin e tij të ri në mënyrë të pavarur.

Falcao ka firmosur për dy vite, deri më 30 qershor 2023. Megjithatë, duke qenë teknikisht një lojtar i lirë, klubi madrilen e mori lehtë, duke depozituar kontratën më 31 gusht dhe duke njoftuar vetëm sot transferimin e suksesshëm.

Ish-lojtari i Monaco, Manchester United dhe Chelsea po përgatitet për të filluar sezonin e tij të tretë në La Liga. Në dy të mëparshmit, të luajtur me Atletico Madrid, ai shënoi: 24 gola në të parin, 28 në të dytin. Gjithsej 52 gola. Një numër i madh.

Në tri javët e para të kampionatit, Rayo Vallecano ka grumbulluar 3 pikë. Pasi humbi ndaj Sevilla dhe Real Sociedad, kapërceu lehtësisht Granadën me fitore të qartë 4-0 në shtëpi.

Related posts

ZBULOHET DIETA E RREPTË/ Nga stërvitja e padukshme te makaronat me salmon, ja sekretet e Mbappe…

Delo.autor

ËNDRRA E TIFOZËVE TË JUVENTUS BËHET REALITET/ Neymar i bashkohet CR7 në Torino… (VIDEO)

Delo.autor

ISH-DREJTORI I JUVENTUSIT/ Luciano Moggi: Icardin do ta lija në tribunë, nëse akoma nuk…

Delo.autor

Leave a Comment