Futboll La Liga Sport

BARCELONA-REAL MADRID/ Ancelotti: Ju tregoj si mund të fitohet një ndeshje “El Clasico”

Kur ka mbetur dhe pak orë nga përballja mes Barcelonës dhe Realit të Madridit, trajnerët e dy ekipeve po bëjnë llogaritë me lojtarët në dispozicion. Si Kuman dhe Ançeloti kanë pikëpyetjet e tyre. Për trajnerin e Realit, gjërat duken më të vijë, teksa pjesa më e madhe e ekipit ka rikuperuar në kohë.

Por në orët e fundit ajo që po shqetëson Ançelotin është gjendja e kapitenit Karim Benzema. Francezi është stërvitur për të dytën ditë radhazi i veçuar nga pjesa tjetër e grupit dhe kjo ka ngritur disa pikëpyetje në lidhje me praninë e tij në fushë. Ai ka pasur një shqetësim në këmbën e djathtë në fund të ndeshjes në Champions kundër Shahtjhorit dhe për këtë nuk është stërvitur rregullisht me grupin.

Megjithatë, stafi mjekësor i Realit të Madridit po bën më të mirën dhe Benzema pritet të jetë gati për takimin e nesërm. Ndërkaq, trajneri i Realit, Karlo Ançeloti ka dhënë një tjetër intervistë për mediat spanjolle ku ka folur për “Klasiken” dhe çfarë pritet të ndodhë nesër pasdite.

“Këto janë ndeshje të veçanta, jo si gjithë të tjerat. Barça-Real është si shumë klasike në kampionate të tjerë në Europë, Inter-Milan në Itali, Çelsi-Totenham, Bajern-Dortmund. Natyrisht që ‘Klasikja’ është ndeshja më e rëndësishme në Spanjë”, ka thënë Ançeloti.

Si ndeshja më e rëndësishme, të gjithë duan ta fitojnë. Dhe kush më mirë se Ançeloti e di se si mund të fitohet një ndeshje e tillë. “Për të fituar një ndeshje si kjo, në radhë të parë duhet të mbrojmë shumë mirë. Duhet të mbrojmë në bllok. Çelësi është mbrojtja. Jo më kot në të gjitha ndeshjet ku nuk kemi pësuar gol kemi fituar”, ka thënë Ançeloti.

Related posts

ZBARDHET E VËRTETA/ Hetimi zbulon SHKAKTARIN e rrëzimit të helikopterit, ishte liruar mekanizmi që….

Isa.Autor

SKEDINA E DITËS/ Sot, si asnjëherë më parë e keni shansin të bëheni MILIONER (FOTO)

Isa.Autor

“NE DO TË KËRKOJMË TË FITOJMË KUNDËR…”/ Mbrojtësi Kumbulla jep lajmin e mirë dhe ndez ëndrrat e tifozëve

Delo.autor

Leave a Comment