Champions League Futboll Sport

CHELSEA-MALMO/ Starton bomberi Lukaku nga minuta e parë në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Chelsea është nikoqir i Malmos në Stamford Bridge për ndeshjen e raundit të dytë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Blutë e nisën me fitore edicionin e ri të garës, ku janë kampionë në fuqi, mirëpo u mposhtën nga Juventusi në  javën e dytë dhe qëndrojnë në kuotën e tri pikëve.

Ndërkohë, Malmo i ka humbur të dyja ndeshjet e para dhe qëndron në fund të Grupit H me zero pikë.

Trajnerët Thomas Tuchel dhe Jon Dahl Tomasson kanë bërë zgjedhjen e njëmbëdhjetëshave që do ta fillojnë takimin.

FORMACIONET ZYRTARE

Chelsea: Mendy; Christensen, Thiago Silva, Rudiger; Azpilicueta, Kante, Mount, Jorginho, Chilwell; Lukaku, Werner.

Malmo: Dahlin; Olsson, Brorsson, Nielsen; Larsson, Pena, Innocent, Christiansen, Berget; Birmancevic, Colak.

Related posts

POZË ME FANELLËN E REAL MADRID/ “Gardiani” i Manchester Cityt “trazon” rrjetin (FOTO)

Delo.autor

MPOSHT KONKURENCËN ME INTER/ Kampionët e Italisë gati shifrën 50 milion euro për yllin…

Delo.autor

DORZOHET AGOLLI/ Arsenali shënon golin e parë kundër Qarabag (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment