Futboll Sport

ÇUDIRA NGA FRANCA/ Skuadra ngatërron qytet dhe eliminohet nga kupa

Një ngjarje sa për të qeshur aq edhe e pabesueshme është regjistruar në Francë. Gjithçka lidhet me kupën e Francës ku një ekip është eliminuar pasi ka ngatërruar qytetin e luajtjes së ndeshjes.

coupe-de-france
Ka qenë gazeta “Le Parisien” që bën me dije se sfida ndërmjet Tarbes dhe Vabreas nuk është zhvilluar sepse Tarbes ka mbërritur me vonesë në fushë, pasi kishte udhëtuar për 7 orë duke ngatërruar vendin e zhvillimit të takimit.

Tarbes ishte nisur në kohë, por në vend që të udhëtonte drejt Vabreas l’Abaje ka përfunduar në Vabres në Rodez, një qytezë 80km larg vendit të takimit. Pas shumë peripecish, Tarbes ka mbërritur në destinacion dhe është bërë gati për të zbritur në fushë. Por vonesa e akumuluar është vlerësuar si tej rregullave dhe kështu ekipi vendas është kualifikuar për mosparaqitje të kundërshtarit.

Related posts

Nuk pësoi gola, Etrit Berisha falënderon mbrojtësit

Q.Autor

MERKATOJA E JANARIT/ “Zonja e Vjetër” bën gati 20 milion euro yllin e Genoas, futen në garë…

Delo.autor

E KËRKUAN TË GJITHË/ INTERI ka gati kontratën e re për kroatin “MARATONOMAK”

Isa.Autor

Leave a Comment