Futboll Kategoria Superiore Sport

DERBI I KRYEQYTETIT/ Partizani optimistë, Tirana në heshtje shtypi. Ja situata tek të dy ekipet…

Derbi mes Tiranës dhe Partizanit është gjithnjë nën sytë e kujdesshëm të tifozërisë që kërkon që nga bardheblutë vetëm fitore, madje me rezultat të thellë si ajo ndeshje që përfundoi 5-1. Klubi reflekton seriozitetin që kërkon kjo ndeshje.

Trajneri Shehi kujdeset për të gjithë lojtarët fillimisht e më pas organizon seancën stërvitore. Asgjë nuk i duhet lënë rastësisë për këtë takim tejet të rëndësishëm për vijueshmërinë e kampionatit të Tiranës.

Nga ana tjetër në kampin e kuq ka atmosferë feste. Alban Hoxha, luajti ndeshjen e 300-të me Partizanin në përballjen me Kukësin por mendja është tek fitorja e parë e kampionatit që pritet të jetë pikërisht përballe Tiranës.

Kjo e mërkurë 20 Tetor përkoi me përvjetorin e 55 të trajnerit Ilir Daja, i cili e kërkon dhuratën nga ekipi, të hënën në ndeshjen kundër Tiranës.

Kam ende uri për fitore dhe sukses, pres fitoren e parë në derbi”.

Partizani ka 4 pikë në renditje dhe gjendet në vendin e 7. Mungesa e suksesit në derbi do të sillte mungesë qetësie në klubin e kuq.

Related posts

THIRRJE RRACISTE NDAJ TIFOZËVE/ Ja momenti kur legjenda e futbollit bullgar qan ‘live’ në studio (VIDEO)

Delo.autor

HOLANDË-NORVEGJI/ Van Gaal i beson treshes së sulmit Bergwijn-Depay-Danjuma (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

MILAN-BOLOGNA/ Gatussos i duhet patjetër fitorja në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment