Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Jo vetëm PSG dhe Barcelona, titullari i Milanit në “radarët” e Realit të Madridit

Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja, ku në garë për Fronk Kesinë nuk është në garë vetëm Barcelona dhe PSG, por tani është futur edhe Reali i Madridit.

KESI

Sipas asaj që raporton spanjollja “AS”, madrilenët po lëvizin që ta marrin mesfushorin nga Bregu i Fildishtë me parametra zero në muajin qershor, muaj që përkon me skadencën e kontratës me Milanin.

Ndryshe nga “Los Blancos”, PSG-ja dhe Barcelona janë të gatshme që të derdhin çdo shumë që Milani do të kërkonte për të që ta kenë për vete që në muajin janar.

Lideri i mesfushës kuqezi i ka bërë të qarta klubit kërkesat e tij ekonomike, ku kërkon plot 8 milionë euro në sezon ndërsa Milani ka “ngecur” në 6,5, çka përkthehet se nëse vazhdohet kështu atëherë Kesi me shumë gjasë do të jetë i larguari i radhës në këto kushte njësoj si Xhanluixhi Donaruma dhe Hakan Çalhanollu.

Related posts

SKANDAL TEK LIVERPOOL/ Klubi DENONCON Salah në Polici (VIDEO)

Sadik.Autor

LIVE/ Nis Flarmurtari-Kastrioti, betejë në Vlorë për 3 pikët

Isa.Autor

GAFA E TEKNIKUT TË NJOHUR/ Ish-trajneri i Francës: Do e merrja Maradonën në skuadrën që drejtoj, por…

Delo.autor

Leave a Comment