Bundesliga Futboll Sport

E BUJSHME/ Lewandowski nuk po rinovon, Bayern Munich ka një plan sekret për… talentin Haaland

Robert Levandovski është padyshim sulmuesi më i mirë në qarkullim. Polaku është duke thyer rekord pas rekordi me golat e tij. Ai është kandidati kryesor për të fituar “Topin e Artë” në këtë sezon, ashtu si dhe shumë trofe të tjerë me skuadrën e Bajernit të Mynihut. Robert luan prej shumë sezonesh në Mynih, aty ku ka fituar shumë kampionate dhe Champions-in.

Në kampionatin që shkoi, Leva theu edhe rekordin e Gerd Mylerit duke shënuar 41 gola në një sezon të vetëm. Me pak fjalë, sulmuesi është një legjendë në klubin bavarez, por kontrata e tij skadon vitin tjetër dhe palët ende nuk janë ulur për të biseduar rreth një rinovimi.

Pini Zahavi, agjenti i Levës ka ulur ritmin e bisedimeve me drejtuesit e Bajernit. Arsyeja? “Sport 1” shkruan për një plan sekret të kampionëve të Gjermanisë për të nënshkruar në sezonin e ardhshëm me bomberin e Dortmundit, Erling Haland.

Norvegjezi kushton 150 milion euro dhe Bajerni është i gatshëm të investojë aq para për të blerë një sulmues i cili do të ishte një garanci edhe për dekadën e ardhshme.

Vetëm nëse negociatat mes Bajernit dhe Halandit nuk do të realizoheshin, atëherë Leva dhe agjenti i tij mund të ulen për të biseduar. Një lajm që shumë tifozë bavarezë nuk duan ta besojnë edhe pse kur bëhet fjalë për Halandin të gjithë mund ta kuptojnë politikën e klubit.

Related posts

Cannavaro del kundër Buffon dhe De Rossit

Q.Autor

E BUJSHME/ Mourinho gjen zëvendësuesin e Dzekos, sulmuesi 23-vjeçar zbarkon ë Romë. Ja detajet…

Delo.autor

KLUBI ELLIOT “TRONDIT” MILANIN/ Ivan Gazidis u tërheq veshin lojtarëve, ja reagimi i tij

Delo.autor

Leave a Comment