Futboll Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Dyshimet për vjedhjen e kishës me vlerë 400 mijë euro, nisin hetimet për ish-arbitrin Pekoreli

Nuk kanë fund telashet për ish-arbitrin italian, Davide Pekoreli, i cili bëri bujë të madhe së fundmi, teksa u zhduk në Shqipëri në janar, për t’u shfaqur para pak kohësh, pranë ishullit të Montekristos në Itali.

Sipas mediave italiane, ndaj biznesmenit ka nisur një hetim pasi dyshohet se ka vjedhur një sasi monedhash ari nga një kishë në Sovana.

Sipas “La Nazione” 45-vjeçari, i cili në të kaluarën ka qenë arbitër në Serinë C italiane, ka marrë një sasi monedhash ari me një vlerë prej rreth 400 mijë euro.

Prokuroria ka nisur hetimet për vjedhje dhe ka bërë disa sekuestrime. Pekorelli gjithashtu po hetohet edhe nga prokuroria e Pukës në Shqipëri për zjarrvënie dhe vjedhje eshtrash njerëzore.

I pyetur nga mediat italiane për këto hetime, ish-arbitri deklaroi: “Jam i qetë, besoj te prokuroria. Siç kam deklaruar edhe më parë, kam gjetur dy arka me monedha ari në ishullin e Montekristos, por nuk i kam marrë kurrë në pronësi”.

Related posts

KANE NUK MJAFTON/ “Ujqërit” kafshojnë Tottenham

F.autor

JUVENTUS-SASSUOLO/ Aksion model edhe me dhjetë lojtarë, Defrel rihap sfidën ndaj “Zonjës së Vjetër” (VIDEO)

Delo.autor

RONALDO NË ROLIN E “MUNDËSIT”/ Gjyqtari i kursen kartonin e kuq, vetëm i verdhë

F.autor

Leave a Comment