Futboll Seria A Sport

E PAZAKONTË TEK MILAN/ Bomberi Ibrahimovic feston para kohe 40-vjetorin, ja arsyeja…

Një festë për 40-vjetorin e tij me skuadrën, drejtuesit dhe… të gjithë stafin mes magazinierëve, pastruesve dhe kopshtarëve.

Zlatan Ibrahimovic ka vendosur ta festojë para kohë ditëlindjen e tij dhe i ka bashkuar të gjithë në Milanello për këtë rast me të vërtetë të veçantë.

Siç ka bërë të ditur Corriere della Sera, në ditëlindjen e Ibrës, që do të jetë këtë dielë, kanë marrë pjesë të gjithë pjesëtarët e klubit kuqezi.

“Jemi një familje dhe kjo është shtëpia ime”, ka thënë kampioni para të ftuarve, teksa u shërbente nga një fetë të tortës (22 kg) dhe hapte shishet për të bërë urimet.

Ka qenë një festë e thjeshtë dhe joformale për të shmangur shpërqëndrime në prag të ndeshjes delikate që kuqezinjtë do të luajnë të dielën në mbrëmje në fushën e Atalanta-s.

Related posts

KUPA E ITALISË/ Spikat derbi i Milanos, publikohen oraret e ndeshjeve të para të gjysmëfinaleve

Delo.autor

Roma në krizë/ Lazio shkëlqen ndaj Genoas, Udineze befason në transfertë

Isa.Autor

Aksi Madrid- Londër i ‘nxehtë’, Chelsea dhe Real Madrid përgatisin shkëmbimin e bujshëm

Sadik.Autor

Leave a Comment