Futboll La Liga Sport

HUMBJA ME PËRMBYSJE NDAJ ESPANYOL/ Ancelotti: E merituam, ishte ndeshja më e dobët

Humbja ndaj Sherif në Ligën e Kampioneve nuk ishte goditja më e rëndë për Real Madrid në këto momente. Trajneri Karlo Ançeloti deklaroi pas disfatës ndaj Espanjol se kjo e fundit kishte qenë më e merituar, pasi ekipi kishte bërë ndeshjen më të dobët të sezonit.

“Ndeshja më e keqe? Po, jam dakord, kemi luajtur keq. Nuk ka shumë për të thënë. E nisëm ndeshjen me një ide të caktuar dhe me golin e pësuar nuk ishim të aftë të ruanim qetësinë dhe idenë. Kishim pak konfuzion. Ekipi nuk ishte i pozicionuar mirë, me apo pa top. Dua të jem i sinqertë, kjo është ndeshja më e dobët. Në momente të tilla, ndoshta është më mirë të luash përsëri menjëherë. Duhet të përdorim këtë pauzë për të reflektuar pak, për mënyrën se si ekipi brenda një jave ka ndryshuar sjelljen e tij”, tha Ançeloti para gazetarëve.

“Sot e merituam të mundeshim. Reagimi që kishim, ishte shumë i vonuar. Dy humbje radhazi nuk janë një zakon për këtë ekip. Duhet të gjejmë një ilaç për këtë dhe të përmirësojmë gabimet që kemi bërë sot. Sot kemi qenë pak agresivë dhe kemi humbur shumë duele, Nuk kishim vertikalizim. Nëse i referohem sjelljes së lojtarëve, e kam vetëm për aspektin taktik dhe teknik:”, theksoi trajneri italian pas sfidës.

Related posts

NAPOLI “PUSHTON” ITALINË/ Ekipi i Spallettit nuk di të ndalet: Mund të arrijmë diçka speciale

F.autor

EURO 2020/ Reja bën ndryshime në formacion, ndaj Islandës ulet në stolin rezervë…

Delo.autor

LIVE/ “Liga e Kampionëve”: Mungon prekja e “artë, Salah një hap afër golit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment