Futboll Premier League Sport

I DHUROI FITOREN SOUTHAMPTON/ “Shqiptari i parë”, edhe Premier League i gëzohet arritjes së yllit Broja (FOTO)

Armando Broja ka hyrë këtë të shtunë në librat e historisë së klubit të Sauthempton e Premier Ligës, por edhe të futbollit shqiptar. Sulmuesi i përfaqësues shqiptare, me golin e shënuar ndaj Lids, është bërë shqiptari i parë që shënon në elitën e futbollit në këtë vend.

Një arritje e shkëlqyer për djaloshin i cili po tregon që në moshë shumë të re se ka gjithçka që duhet për të bërë mirë në një nga kampionatet më të bukura e më të forta në botë.

Ndërsa rrjetet sociale janë mbushur me urime dhe postime për të, edhe vetë Premier Liga i është shtuar atyre që kanë kujtuar arritjen e djaloshit shqiptar.

“Goli që fitoi ndeshjen për Sauthempton nga Armando Broja, ishte goli i parë i shënuar nga një futbollist shqiptar në Premier Ligë”, theksonte ajo arritjen e këtij djaloshi i cili po shkruan që në moshë të re emrin e tij në historinë e futbollit shqiptar.

Related posts

KËRKOHET NGA REAL MADRID/ Talenti 17-vjeçar i jep fitoren Rennes me stil (VIDEO)

Delo.autor

“ATJE KU JU DHEM M SHUM”/ E dënuan me 8 javë pezullim, futbollisti i Bylis mallkon Disiplinën

F.autor

ZVICËR-ITALI 2 ME 0/ Spektakël zviceran, pjesa e dytë nis me një supergol të Vargas. Italianët një hap jashtë…

F.autor

Leave a Comment