Futboll Sport

I JANË MËRZITUR MAKINAT LUKSOZE/ Vidal i dhuron vetes një “breshkë” (FOTOT)

Arturo Vidal ka blerë një makinë të re. Të paktën kështu mund të konkludohet nga fotot dhe mesazhet e fundit, të publikuara nga lojtari i Interit në Instagram.

Megjithatë, përshtypje bën fakti se nuk është një nga makinat e zakonshme luksoze, e stërmadhe dhe e personalizuar, që dikush pret të shohë në garazhin e një futbollisti të nivelit të lartë.

Është krejt e kundërta, sikurse duket edhe në fotot e shpërndara nga kilieni. Vidal duket se ka blerë një “breshkë”, sikurse njihet në Itali kjo lloj makine; një Panda me ngjyrë të gjelbër, makinë e markës italiane.

 

 

 

 

 

Related posts

Erdhi me policë, Nora: Është kokëfortë, por përplaset si hekur. Ja si u bë yll Abazaj

Sadik.Autor

Napoli në Cagliari për t’u shkëputur në renditje

Q.Autor

SFIDA NDAJ “LOS BLANCOS” NË CHAMPIONS/ Conte: Do të shkojmë në Madrid me një objektiv

Delo.autor

Leave a Comment