Futboll Sport

ITALI-SPANJË/ Sulmuesi Bernardeschi: Ja pse kemi vuajtur shumë kundër tyre

Italia do të kthehet të luajë për një trofe.

Bëhet fjalë për Nations League, turneu i krijuar për të përcaktuar kualifikimet në turnetëkryesorë ndërkombëtar.

Axurrët do të gjejnë përsëri në gjysmëfinale Spanjën, që në Euro 2020 e bëri të vuajë ekipin e Roberto mancini-t, që arriti kualifikimin vetëm pas penalltive. Të mërkurën në mbrëmje, sfida do të luhet në San Siro.

Sulmuesi i krahut, Federico Bernardeschi, ka folur në prag të ndeshjes në një intervistë të dhënë për FIGC:

“Gjysmëfinalja kundër tyre ka qenë shumë e komplikuar. Kundër Spanjës kemi patur më shumë vështirësi, si për shkak të lojës që bëjnë ata, ashtu edhe për lojtarët cilësorë që kanë në dispozicion”, ka thënë ylli i Juventus-it.

“Deri në atë momenti kemi dominuar të gjitha ndeshjes me lojën tonë, ndërsa ata na kanë vënë në vështirësi. Do të ishte shumë e rëndësishme që të arrinim deri në fund edhe në Nations League. Do të ishte bukur ta fitonim trofeun”.

Related posts

PAMJET/ Momenti i dyshimtë që i dhuroi fitoren Spanjës ndaj Shqipërisë, shikoni pozicionin e Zhordi Albës te goli i dytë

F.autor

E ARDHMJA E 24-VJEÇARIT NË DILEMË/ Ndryshon trajektorja për Rashicën, gjigantët e Bundesligës rifuten në garë

Delo.autor

NDRYSHOI HISTORINË/ 365 ditë pas kthesës së madhe të Interit, që nisi me “shkurorëzimin” e Icardit

Delo.autor

Leave a Comment