Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

KOMBËTARJA U-21/ Dopieta e Ernest Muçit i jep fitoren Shqipërisë përballë Andorrës

Djemtë e Alban Bushit kanë bërë detyrën duke marrë 3 pikët mbrëmjen e sotme.

Megjithatë rruga drejt fitores nuk ka qenë aspak e lehtë për kuqezinjtë, të cilët kanë arritur të mposhtin Andorrën U21 me rezultatin 2-0. Pas disa tentativave nga ana e Shpresave tona, vjen goli i shënuar nga Ernest Muçi.

Sulmuesi i Legias së Varshavës tund rrjetën nga goditja e dënimit në minutën e 32-të të takimit, duke e lënë gardianin kundërshtar të palëvizur nga vendi.

Por në minutën e 70 talenti i dalë nga akademia e Tiranës humb rastin për të dyfishuar shifrat. I gjendur përballë portës nga pika e bardhë e penalltisë, Muçi humb duelin me portierin e Andorrës, që jo pak herë u kthye në një “mace të zezë” për kuqezinjve.

E megjithatë atë që nuk e bëri dot nga penallti e bën sërish nga distanca.

Muçi kthehet në mjeshtrin e goditjeve të dënimit, teksa në minutat shtesë e dërgon topin në trekëndësh pas ekzekutimit të një gjuajtjeje të lirë.

Related posts

SKANDALI NGA ANGLIA/ Ylli i kombëtares sherr me grushte në gjendje të dehur (VIDEO)

Delo.autor

KONFIRMON NDESHJEN ME CRVENA ZVEZDËN/ Tirana: Gjithë ekipi rezultoi negativ për COVID-19 pas kryerjes së tamponëve

Delo.autor

Milani “BLINDON” Cutrone, Donnarumma rrugës për tek Liverpool

Sadik.Autor

Leave a Comment