Futboll Sport

LARGIMI I SHALAND/ Legjenda e Interit mund të jetë trajneri i ardhshëm i Kosovës

Edhe pse ndeshja e radhës vjen pas gati një muaj, sërish për eliminatoret e Botërorit, përfaqësuesja e Kosovës duhet të zgjedhë emrin që do të pasojë stolin e Bernard Shaland.

Burime për A2 CNN tregojnë se është Valter Zenga alternativa kryesore për të marrë drejtimin e Dardanëve. Trajneri italian për herë të fundit ka drejtuar skuadrën e Cagliarit në Serie A dhe nuk është në aktivitet prej verës së kaluar.

Kosova po kërkon eksperiencë në stolin dhe karriera e 61-vjeçarit i cili në të kaluarën ka drejtuar edhe ekipe si Crotone, Palermo, Sampdoria apo Wolverhampton në Angli (por edhe i Crvena Zvezdës me të cilën fitoi kampionatin në Serbi) duket e përshtatshme për stolin e fqinjëve.

Megjithatë edhe një italian tjetër është mes emrave që do t’i shkonte përshtat kombëtares kosovare. Bëhet fjalë për Gianni De Biasin, trajnerin më të suksesshëm në krye të kombëtares shqiptare, ai që realizoi ëndrrën e kualifikimit në kampionat evropian të futbollit.

Tekniku italian i cili aktualisht drejton përfaqësuesen e Azerbajxhanit, nuk po arrin rezultatet që ndoshta kishte menduar prej marrjes së kësaj detyre, ndaj dhe rinovimi mbetet në pikëpyetje.

Gjithsesi, nuk ka pasur asnjë kontakt mes Kosovës dhe De Biasit, i cili ka një kontratë me azerët deri në datën 30 nëntor, dhe nuk e sheh të hijshme të prononcohet në këtë moment, për këtë mundësitë krijuar.

Related posts

KUKËSI-SLAVIA SOFIA/ Fantastik Kuper, verilindorët e Gegës sërish në avantazh (VIDEO)

Delo.autor

Ronaldo te Juventusi, por Real synon yllin e Serie A

Sadik.Autor

Skënderbeu konfirmon dënimin për Jashanicën: Mungon 2 vite!

Sadik.Autor

Leave a Comment