Futboll Sport

LARGIMI I SHALLAND/ Nga Zenga tek Roberto Carlos, shtohen kandidatët për stolin e Kosovës

Menjëherë pas vendimit për të shkarkuar trajnerin Bernard Challandes, drejtuesit e FFK-së janë vënë në lëvizje për të gjetur një tjetër emër për t’i besuar pankinën e dardanëve.

Kështu burime për Supersport konfirmojnë se emri favorit për të pasuar Challandes, është 54-vjeçari slloven Primoz Gliha, i cili prej muajsh ka qenë pranë përfaqësueses dardane dhe madje flitet edhe për një akord paraprak për një kontratë dy vjeçare.

Gliha ka drejtuar skuadra si Olimpija Ljubjana, Mura, Koper, etj., ndërsa në periudhën 2015-2020 ka qenë në krye të pankinës së Sllovenisë U21.

Megjithatë lista është e gjatë, pasi në orët e fundit drejtuesit e FFK-së janë kontaktuar nga menaxheri i italianit Walter Zenga, që ka treguar gatishmërinë të marrë drejtimin e Kosovës dhe bëhet fjalë për një alternativë që drejtuesit dardanë po e shqyrtojnë me kujdes.

Të tjerë emra që kanë përfunduar në tavolinën e presidentit Ademi, janë edhe ata të Felix Magath dhe Roberto Carlos, të dy shumë të bujshëm, por i pari nuk trajnon prej kohësh, ndërsa braziliani nuk ka eksperiencë si trajner.

Mbetet ende një kandidat edhe Gianni De Biasi, që është kontaktuar edhe më herët nga FFK, por italiani ka kontratë deri në nëntor me Azerbajxhanin dhe te Kosova duan ta zgjedhin trajnerin e ri brenda pak ditësh, në mënyrë që të nisë përgatitjet për dy ndeshjet e nëntorit.

Related posts

Tjetër blerje e PSG për të joshur brazilianin Neymar të qëndrojë në Paris

Isa.Autor

“EURO 2020″/ Rusia mposht Finlandën në “Gazprom Arena” falë golit të Mirancuk

Delo.autor

PO SHKËLQEJNË/ NAINNGOLAN shfrenon fantazinë pas fitores: Duhet të kishim shënuar edhe…

Isa.Autor

Leave a Comment