Futboll Sport

MADHËSHTOR/ Franca mposht Spanjën me përmbysje dhe ngre trofeun e Nations League

Franca ka fituar edicionin e dytë të Nations League, Liga e Kombeve që ka zëvendësuar miqësoret…

Një finale emocionuese ajo ndaj Spanjës së Luis Enrique, që del me kokën lart dhe pasi dha gjtihçka deri në sekondat e fundit pas 96 minutash betejë…

Në fakt, pjesa e dytë ishte ajo që u ndez finalja pasi Oyarzabal shënoi golin e avantazhit për iberikët dhe më pas Benzema me një eurogol vendosi barazpeshën…

Ekuilibër që do të prishej në fund, sërish me protagonist Theo Hernandez si në gjysmëfinale. Lojtari i Milanit jep asistin perfekt dhe milimetrik për Mbappe që niset drejt portës dhe pasi shmang portierin Simon shënon.

VAR akordon, edhe pse ka shumë dyshime. Më pas, në fund, ndodh gjithçka. Mësymje spanjolle dhe Lloris dy herë protagonist, duke i dhënë në fund trofeun “Gjelave” të tij…

Related posts

TRIUMFON NË DUELIN E MBIJETESËS/ Tirana mposht dhe lë jashtë Europës kurbinasit

Delo.autor

DUELI ME MILANIN/ Skriniar: Ajo që ndodhi nuk ka lidhje me Interin dhe derbin

Isa.Autor

Mesfushori i KUKËSIT “kërcënon” PARTIZANIN: Bëhuni gati për humbje, do t’iu…

Isa.Autor

Leave a Comment